Ministri Gashi i ofron mbështetje KOK-ut
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë një vizite që i ka bërë të enjten Komitetit Olimpik të Kosovës, i ka ofruar mbështetje.
Numri një i MKRS-së ka thënë se vizita në Komitetin Olimpik bëhet me qëllim të rritjes së bashkëpunimit reciprok dhe identifikimit të problemeve me të cilat përballet sporti i Kosovës.
“Jemi pajtuar bashkërisht që ta shohim mundësinë, së bashku me KOK-un, të bëjmë investime në këtë drejtim në vitin 2019. Në të njëjtën kohë jemi pajtuar që rregulloret për kategorizim t’i plotësojmë me nevoja dhe kërkesa të reja, pasi ka qenë viti i parë që ministria ka mbështetur sportistët me rregullore për kategorizim, por ka nevojë për plotësime, pasi nevojitet buxhet më i madh për përgatitjen e sportistëve për Lojërat Olimpike”, ka thënë Gashi.