Ministri Gashi javën e ardhshme raporton në Komisionin për Punë të Brendshme
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Haxhi Shala, kryetar, ka shqyrtuar planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2018.
Nga ana e anëtarëve të Komisionit u theksua që aktivitetet që nuk janë realizuar në sesionin pranveror, të barten për sesionin vjeshtor, në mënyrë që të kompletohet plani i punës.
Gjithashtu u theksua që të përcaktohen prioritetet në Komisionit, në mënyrë që aktivitetet e planifikuara të realizohen. Komisioni u dakordua që pas plotësimeve në planin e punës, të miratohet në Komision.
Po ashtu, u vendos që javën e ardhshme të ftohet në raportim në Komision, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, në mënyrë që të realizohet edhe një dëgjim paraprak, para përfundimit të raportit për mbikëqyrjen e Ligjit të Inspektopriatit Polcior të Kosovës.
/Epoka e re/