Ministri Gashi: Kinematografia e Kosovës, shembull i suksesit

13 maj 2018 | 15:16

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka  vizituar pavijonin e Kosovës në Kanë, ku u prit nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku dhe kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, Ilir Butka.

Të dy drejtorët e njoftuan ministrin Gashi për rrjedhën e punëve në Festivalin e Kanës dhe prezantimin e kinematografisë së Kosovës dhe Shqipërisë që po bëhet në tregun më të madh të filmit në botë.

Pastaj, ministri Gashi ka zhvilluar edhe disa takime me udhëheqës të pavijoneve të vendeve të ndryshme.

Ai ka takuar drejtorin e Fondit Izraelit të Filmit, Katriel Schorry, të cilin e ka falënderuar për ndihmën e veçantë që i ka bërë kinematografisë kosovare.

Ministri Gashi ka takuar edhe përfaqësuesit e pavijonit të Turqisë, ku takoi edhe artistët turq të cilët i ka inkurajuar të bashkëpunojnë edhe më shumë me Kosovën.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Maqedonase e Filmit ka publikuar rezultatet e projekteve filmike…