Ministri Gashi: Kulla e Azem Galicës do të ketë përkujdesje shtetërore
06 dhjetor 2018
| 13:20
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka paralajmëruar se shumë shpejt Kulla e Azem Galicës do të jetë nën përkujdesjen e shtetit si dhe do të jetë e hapur për vizitorë.
“Mbrëmë, bashkë me gjeneral Sami Lushtakun vizitova Kullën e trimit të Drenicës, Azem Bejtë Galicës, ku premtova se së shpejti do të intervenojmë që kjo kullë të ketë përkujdesje shtetërore dhe jetë e hapur për vizitorë”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”./Epoka e re/