Ministri Gashi në Çikago: ShBA-të janë partneri më i fuqishëm i yni
25 prill 2019
| 16:03
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka bërë me dije se kjo vizitë ka për qëllim koordinimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e rinisë.
“Programe dhe projekte të reja rinore në bashkëpunim me YMCA. ShBA-të janë partneri më i fuqishëm i yni”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/