Ministri Gashi nënshkroi planin e përbashkët kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor
Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, po mbahet Ministeriali Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme, ku marrin pjesë ministra nga Ballkani Perëndimor dhe të BE-së, me prani edhe të komisionarit Dimitris Avramopoulos, me pjesëmarrje të shumë personaliteteve të agjencive të ndryshme ligj zbatuese evropiane.
Në këtë konferencë po merr pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili fillimisht ka falënderuar Presidencën Austriake për organizimin e Forumit Ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, duke shprehur mirënjohjen edhe për vendin pritës të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, për Qeverinë Shqiptare dhe për Ministrinë e Brendshme.
Në këtë takim ministri Gashi trajtoji perspektivën e Republikës së Kosovës sa i përket menaxhimit të migrimit dhe paraqiti angazhimet për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Në fund të fjalimit të tij ministri Gashi ka theksuar se për të rritur edhe më tutje bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, Republika e Kosovës duhet të jetë anëtare e Interpoli-it.
Në kuadër të këtij Ministeriali të gjatë ministrat e Punëve të Brendshme të Ballkanit Perëndimor së bashku me komisionarin Avramopoulos nënshkruan: “Planin e përbashkët kundër terrorizimit për Ballkanin Perëndimorë”.