Ministri Gashi ofron mbështetje për ansamblin “Shota”
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka pritur të martën në një takim njohës Këshillin Drejtues të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, të kryesuar nga Hysni Klinaku.
Në këtë takim është u diskutua rreth punës, përgjegjësive dhe bashkëpunimit mes MKRS-së dhe ansamblit “Shota”.
Ministri Gashi ka vlerësuar punën e deritanishme të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” në promovimin e kulturës përmes këngëve dhe valleve shqipe.
Ai u ka ofruar përkrahjen e plotë Këshillit drejtues të ansamblit “Shota” dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar nga ta të jenë aktiv edhe më tutje, duke i siguruar që do të jenë të lirë të punojnë dhe të vendosin me profesionalizëm.
Ndërsa përfaqësuesit e Këshillit drejtues të ansamblit “Shota”, e kanë falënderuar ministrin Gashi për pritjen dhe janë shprehur të gatshëm për të bashkëpunuar edhe më tutje me qëllim të realizimit të aktiviteteve kulturore dhe artistike për promovimin e kulturës shqipe.