Ministri Gashi përkujton dëshmorin Pal Paluca në 20-vjetorin e rënies
05 maj 2019
| 13:46
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, në 20-vjetorin e rënies ka përkujtuar veprën dhe sakrificën e dëshmorit Pal Paluca.
Me vendim të presidentit Hashim Thaçi Pal Paluca është shpallur hero i Kosovës.
“Nën organizim të MKRS-së, në 20 vjetorin e rënies heroike, përkujtuam veprën dhe sakrificën e dëshmorit Pal Paluca, nga sot me vendim të presidentit Hashim Thaçi i shpallur edhe hero i Kosovës. Lavdi”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/