Ministri Gashi premton realizimin e kërkesave për policinë
14 maj 2018
| 12:32
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, me të cilin ka biseduar lidhur me kushtet e punës dhe mirëqenien e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u bisedua edhe për sigurimet shëndetësore dhe njohjen e përvojës së punës së policëve gjatë viteve të nëntëdhjeta.
Ministri Gashi u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të japë mbështetjen e saj në realizimin e kërkesave të parashtruara nga Sindikata PK-së, gjë që do të ndihmonte avancimin e mëtejmë të Policisë së Kosovës.
/Epoka e re/