Ministri Gashi premton rregullimin e stadiumit të KF ‘Pashtriku’
24 prill 2019
| 14:02
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka vizituar të mërkurën Klubin e Futbollit ‘Pashtriku’ në Rugovë të Hasit.
Ministri u ka premtuar sportistëve se gjatë këtij viti do të rregullohet stadiumi i fshatit.
“Në Rogovë të Hasit, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Gjakovës Ramadan Hoti, për vizitë në KF ‘Pashtriku’ për ta rikonfirmuar përkushtimin tonë që sportistëve dhe qytetarëve të kësaj treve gjatë këtij viti do t’ia rregullojmë stadiumin e fshatit”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/