Ministri Gashi priti në takim ekipin e futbollit Fc “Drita”

01 qershor 2018 | 13:35

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim klubin futbollistik “Drita” të Gjilanit i cili fitoi titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll për sezonin 2017/18.

Ministri i ka uruar futbollistët dhe drejtuesit e klubit për suksesin e arritur. Ai vlerësoi se me angazhim dhe vullnet mund të arrihet deri te suksesi siç edhe kanë arritur

Ministri Gashi ka kërkuar nga futbollistët dhe përfaqësuesit e klubit që në përfaqësimet ndërkombëtare të japin maksimumin dhe të prezantojnë Kosovën sa më me dinjitet. Ai u premtoi mbështetjen e plotë të MKRS-së edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, përfaqësuesit e klubit të Dritës, falënderuan Ministrin Gashi për mikpritjen, urimin dhe gatishmërinë e treguar për ta mbështetur klubin. Ata premtuan se në garat ndërkombëtare që do të marrin pjesë do të përfaqësojnë në mënyrën sa më të mirë të mundshme, jo vetëm klubin dhe qytetin e tyre por edhe Kosovën.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, mori pjesë…