Ministri Gashi priti në takim krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në një drek pune krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, nënkryetarin e parë Rainer Koch dhe nënkryetarin tjetër Rainer Milkoriet.
Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi për vizitën që përfaqësuesit e DFB-së ia bënë Kosovës, gjithashtu ka falënderuar për kontributin që kanë dhënë për Kosovën në fushën e sporti.
Gjatë takimit diskutuan lidhur me bashkëpunimin që do vazhdojnë ta kenë në të ardhmen.
Ministri Gashi ka shprehur keqardhje për anulimin e ndeshjes testuese e cila është para parë të zhvillohet dje dhe ju tregoi që është anuluar në nderim të vdekjes së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.
“Jam i gatshëm që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sportit ne si Ministri e Sportit prioritet i yni është t’i mbështesim Federatat sportive dhe të jemi gjithmonë afër sportistëve tanë të cilët po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre anë e kënd botës”, ka thënë Gashi.
Duke u falënderuar ministrin për këtë mikpritje kaq të ngrohtë, Rainer Koch, ka pohuar se me Kosovën ka disa momente të mira. “Kur jam këtu nuk kam si të mos e kujtoj ish presidentin Vokrri i cili ishte një njeri i madh dhe unë pata rastin ta takoj në kongresin e FIFA-s më 13 maj 2016 e ku në atë kongres unë për herë të parë po e përfaqësoja DFB dhe me kujtohet mirë fjalimi i ish presidenti Vokrri por edhe kundërshtimi i kryetarit serb. Unë këtu jam të përfaqësoj jo vetëm veten time por edhe DFB-në dhe ju siguroj se do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat sa i përket zhvillimit të një ndeshje”, ka thënë Koch.
/Epoka e re/