Ministri Gashi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Didier Chabert, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij që e ka dhënë në Kosovë.
Gashi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ia ka bërë institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, me qëllim të zhvillimit më dinamik të jetës kulturore në vendin tonë.
“Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona janë më shumë se sa marrëdhënie në mes dy vendeve mike dhe popujve miqësor”, ka thënë Gashi gjatë takimit me ambasadorin Chabert, duke shtuar se populli dhe shteti francez kanë qenë në krahë të popullit të Kosovës nëpër të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.
Edhe ambasadori francez, Didier Chabert, ka falënderuar ministrin Gashi për bashkëpunimin e tyre duke theksuar vendosmërinë e Francës për mbështetjen e përparimit të Republikës së Kosovës nëpër të gjitha fushat jetësore.
“Jam i impresionuar me dinamikën e punës që po bëni dhe të jetës kulturore që ka veni juaj, kjo sigurisht është edhe përkushtimin i institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore në Kosovë”, ka thënë ambasadori Chabert.
Gashi në shenjë mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e ambasadës franceze, ambasadorit Didier Chabert ia ka dhuruar një vepër të autorit të njohur kosovar, Rexho Mulliqi.