Ministri Gashi: Sporti i Ragbit duhet të promovohet në Kosovë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Ragbit në Pejë, “Kosova Roosters Rugby Club”, me të cilët diskutoi për gjenden e këtij sportin dhe aktivitetet që organizohen në sportin e ragbit në Kosovë.
Ministri Gashi i falënderoi drejtuesit e ragbit për vizitën dhe u premtoi atyre se do të angazhohet maksimalisht t’u ndihmojë në të gjitha aspektet e mundshme. “Do të vazhdojmë mbështetjen e sportit të ragbit. Si një sport që nuk ka edhe shumë traditë tek ne, ne do të ndihmojmë në promovimin dhe avancimin e këtij sporti”, ka thënë Gashi.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i klubit pejan, Agnes Mulliqi, falënderoi ministrin Gashi për pritjen, kurse me pas e njoftoi rreth aktiviteteve të klubit. “Gjithsej jemi 4 klube të ragbit. Jemi duke pritur që të formojmë edhe klubin e pestë dhe pastaj do të formojmë Federatën e Rugbyt”, ka thënë Mulliqi.