Ministri Gashi takohet me përfaqësuesit e policisë nga Panamaja dhe Kosta Rika

05 shtator 2018 | 15:11

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur në takim Reinaldo Gonzaloz Cubero, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë nga Kosta Rika, Nestor Alfredo Valdes Ramos, Inspektor i përgjithshëm i Policisë në Panama dhe komisarin e Policisë nga Panama, Rene Eliecer Herrera Sanchez.

Në këtë takim, Gashi i ka njoftuar mysafirët për sistem e organizmit të sigurisë në Kosovë dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Po ashtu, ai i ka njoftuar ata për mekanizmat shtetëror të Kosovës të cilat merren me sundimin e rendit dhe të ligjit si dhe sfidat sa i përket luftimit të krimit të organizuar.

Në këtë takim është vlerësuar si shumë i nevojshëm bashkëpunimi në luftimin e krimit trans-atlantik.

Ndërsa, përfaqësuesit e Panamasë dhe Kosta Rikës kanë theksuar nevojën e bashkëpunimit policor për ngritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave mes vendeve.

Në kuadër të kësaj vizite pritet që në mes të Kosovës, Panamasë dhe Kosta Rikës të nënshkruhen marrëveshje bilaterale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e ka…