Ministri Gashi takon ambasadorin e Katarit, flasin për bashkëpunim në kulturë e sport
03 maj 2019
| 15:56
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe sportit.
“Sot prita në takim ambasadorin jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutova për bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve në fushat që janë nën domenin e MKRS-së me theks të veçantë për infrastrukturën kulturore dhe sportive duke marrë për bazë modelin e ndërtimeve në Katar”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/