Ministri Gashi tregon se kur do të mbahet provimi për policët e rinj
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka bërë me dije se ka pasur interesim të madh të atyre që duan të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.
Gashi ka thënë se brenda javëve do të fillojë procesi i seleksionimit të kandidatëve që kanë aplikuar për polic.
“Procesi i aplikimit është mbyllur. Në fazën e finalizimit të listave të aplikuesve dhe shpresoj brenda javëve do të fillojë edhe procesi i selektimit. Do të dalin listat dhe fillon procesi i provimit. Interesimi ka qenë tepër i madh, shumë më shumë se që kemi pritur, gjë që ka shkaktuar këto vonesa, për shkak të konkurrencës dhe interesimit jashtëzakonisht të madh të atyre që duan të veshin uniformën e zyrtarit policor”, ka thënë Gashi gjatë një aktiviteti në Komunën e Kastriotit.