Ministri Gashi vizitoi Brigadën e zjarrfikësve të Prishtinës
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka vizituar Brigadën e zjarrfikësve të Prishtinës.
Në këtë vizitë, ministri Gashi është pritur në takim nga Latif Zeka, komandant i Brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës, ku është njoftuar për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit e kësaj brigade.
Ndërsa ministri Gashi, ka thënë se përkundër kushteve me të cilat veprojnë zjarrfikësit në Prishtinë, të gjitha rastet e paraqitura, ata janë përgjigjur me profesionalizëm.
Ai ka thënë se MPB-ja është duke bërë përpjekje që brenda këtij viti të gjejë një zgjidhje sa i përket statusit të zjarrfikësve, në mënyrë që krahas cilësisë së reagimit që kanë këta trupa, të kenë edhe statusin e tyre të pranueshëm.