Ministri gjerman: BE-ja të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

14 tetor 2019 | 11:19

Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi dy vendet kanë kryer detyrat e kërkuara dhe meritojnë të shpërblehen. Kështu ka deklaruar ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

“Refuzimi do të rrezikonte seriozisht besueshmërinë e BE-së, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po të krijojmë një vakum politik, atë do ta mbushin pa shumë ceremoni aktorë si Rusia, Kina, Turqia apo Lindja e Mesme”, ka thënë ai.

“Partnerët tanë nuk duhet të shkelin fjalën e dhënë”, ka pohuar Roth.

Ai ka shtuar se më 15 tetor duhet hapur dritën jeshile negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Dy vendet kanë përmbushur detyrat dhe kjo duhet shpërblyer. Kemi marrë zotimet tona dhe tani duhet t’i mbajmë”, ka thënë Roth.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga përfaqësues…