Ministri gjermani merr dhuratë një kavanoz ajvar nga “Gratë e Krushës” në 17-vjetorin e Pavarësisë

19 shkurt 2025 | 20:18

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shkruar në “Facebook” se i ka dhënë dhuratë të vogël mirënjohëse ministrit gjerman Cem Özdemir.

Atij iu dha dhuratë një kavaoz ajvar nga “Gratë e Krushës”.

Postimi i plotë i tij:

Një kavanoz ajvar nga “Gratë e Krushës” në 17-vjetorin e Pavarësisë

Një dhuratë e vogël mirënjohjeje nga Kooperativa Bujqësore “Gratë e Krushës” për një mik të vërtetë të Republikës tonë, Ministrin Cem Özdemir, i cili tri vite radhazi merr pjesë në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës sonë në Berlin, si një nga ministrat e rrallë evropian të Bujqësisë të shteteve mike që vizitoi Krushën e Madhe. Një kavanoz ajvar që është bërë sinonim i sakrificës dhe rezistencës. Një simbol i duarve të arta të nënave tona, të cilat historikisht dhimbjen e shndërruan në shpresë jete dhe një simbolikë e të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës, kujtimi për të cilët është pjesë e vetëdijes tonë kombëtare dhe kolektive. E bekuar qoftë rruga e Republikës tonë me miqtë tanë. 🇽🇰🤝🇩🇪

#krushaemadhe #Kosova17 Fahrije Hoti #KoperativabujqësoreGratëeKrushës

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka komentuar raportimin e gazetës…