Ministri gjerman i mbrojtjes: 160 tanke në Kiev nga vendet e NATO-s
01 prill 2023
| 23:48
“Vendet e NATO-s po planifikojnë të ndërtojnë dy batalione të tankeve gjermane Leopard 2 dhe katër batalione të tankeve Leopard 1 në Ukrainë”.
Lajmin e ka raportuar për gazetën gjermane Die Welt ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius, shkruan Kiev Independent, duke kujtuar se gjithsej 160 mjetet e blinduara përfaqësojnë rreth gjysmën e 300 tankeve të kërkuara nga Ukraina për kundërsulmin e planifikuar pranverë/verë.
Pistorius ka thënë se “Polonia, së bashku me aleatët, do të dërgojë dy batalione Leopard-2 për një total prej 60 tanke në Kiev. Katër batalione me 100 tanke Leopard-1 mund të dorëzohen deri në fund të vitit”. Tanket Leopard 2 të premtuara nga Gjermania për Ukrainën do të dorëzohen në fillim të prillit.