Ministri gjerman i Mbrojtjes: Bëjmë thirrje të qartë për maturi dhe kujdes
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë thirrje për de-eskalimin e situatës në veri.
Ai ka thënë se de-eskalimi i situatës është kërkesa e ditës. Në këtë kontekst, ai ka bërë thirrje për maturi dhe kujdes.
“Kërkesa e ditës është de-eskalimi, edhe kancelari gjermani ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Evropë, por kjo parasheh si kusht dialogun dhe askush nuk duhet të ketë një interes në cenimin e situatës”.
“Bëjmë thirrje të qartë për maturi dhe kujdes. Edhe Kosova duhet të kontribuoj në shtensionimin e situatës”, ka thënë Pistorius në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë.
Më tutje, ai ka folur edhe për KFOR-in, duke bërë me dije se Gjermania do të dërgojë trupa shtesë në pranverë.