Ministri gjerman i Mbrojtjes: Do ta vazhdojmë mbështetjen ndaj Kosovës
05 shkurt 2024
| 12:27
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, ka thënë se vendi i tij, pas ShBA-së është njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në aspektin civil dhe ushtarak.
Ai ka thënë se këtë mbështetje do ta vazhdojë edhe më tutje.
Pistorius në konferencën përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë në Kosovë duke konfirmuar se Gjermania do të dërgojë trupa shtesë.
“Stabiliteti i Kosovës është një çështje e veçantë për ne dhe ne dimë që stabiliteti në Ballkan ka pas ndikim në gjithë Evropën”, ka thënë ai.
Ministri gjerman ka folur edhe për raportet Kosovë-Serbi ku ka përsëritur përkrahjen e Gjermanisë për dialogun edhe arritjen e një marrëveshje ndërmjet dy shteteve.