Ministri gjerman i Mbrojtjes: ShBA-ja nuk duhet t’i bënte lëshime Rusisë për Ukrainën

13 shkurt 2025 | 16:13

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk duhej të kishte bërë lëshime ndaj Rusisë përpara negociatave të paqes, duke përjashtuar anëtarësimin në NATO të Ukrainës dhe duke pranuar se vendi do të duhej të humbiste një pjesë të territorit të saj.

Pistorius, teksa ka mbërritur në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, i bëri jehonë zhgënjimit evropian pas deklaratës së Donald Trump të mërkurën se ai ishte gati të negocionte me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Sipas mendimit tim, do të ishte më mirë të flitej për një anëtarësim të mundshëm në NATO të Ukrainës ose humbje të mundshme të territorit në tryezën e negociatave”, ka thënë Pistorius.

Komentet e tij kanë bërë jehonë nga homologu i tij francez, Sebastien Lecornu, i cili ka paralajmëruar kundër “paqes përmes dobësisë” kur ka mbërritur në selinë e NATO-s, në vend të formulimit “paqe përmes forcës” të favorizuar nominalisht nga Trump.

Të mërkurën, Trumpi ka njoftuar se kishte folur me Vladimir Putin për më shumë se një orë dhe të dy vendet do të fillonin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Pete Hegseth, sekretar i Mbrojtjes i ShBA-së, ka theksuar se ishte “joreale” që Ukraina të rivendoste kufijtë e saj të para vitit 2014 dhe se nuk do të lejohej të bashkohej me NATO-n.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës,…