Ministri gjerman kërkon suspendimin e Shengenit
Ministri i ri i Punëve të Brendshme i Gjermanisë, Horst Seehofer, deklaroi se vendi i tij duhet të shqyrtojë forcimin e kontrollit të kufijve të vet.
Përveç kësaj, ai ka bërë thirrje për suspendimin e Marrëveshjes së Shengenit, që lejon lëvizjen e lirë brenda Bashkimit Evropian. Seehofer ka thënë për “Welt am zontag”, se duhet të ketë kontrolle më të ashpra të kufijve të brendshëm, në kohën kur Bashkimi Evropian pretendon të dobësohet. Ministri gjerman pohon se BE-ja, nuk po arrin të kontrollojë kufijtë e jashtëm. “Kontrolli i brendshëm i kufijve midis vendeve anëtare të BE-së duhet të jetë në fuqi derisa BE nuk arrin të kontrollojë efektivisht kufirin e jashtëm. Nuk e shoh se ajo është në gjendje ta bëjë këtë në një të ardhme të afërt”, ka thënë ai.
Gjermania përkohësisht ka vendosur kontrollin e kufijve të vet deri më 12 maj, e cila është në fuqi në kufirin tokësor me Austrinë dhe fluturimet nga Greqia, për shkak të “situatës së sigurisë në Evropë dhe kërcënimeve që rrjedhin nga vazhdimësia e lëvizjeve sekondare”.