Ministri gjerman: Kosova, nën presion nga Serbia, e njohim këtë model të destabilizimit
Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir në prag të vizitës së tij në Kosovë ka deklaruar se Kosova sërish është nën presion masiv nga Serbia.
Përmes një reagimi në “X”, ai thotë se Kosova është viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia.
“Kosova është sërish nën presion masiv nga Serbia. Viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia. Trupa të çuditshëm që vijnë nga veriu dhe natyrisht nuk kanë lidhje me Presidentin e Serbisë dhe Serbinë, ashtu si në Gadishullin e Krimesë, ku fillimisht ushtarët atje nuk kishin asnjë lidhje me zotin Putin. Pra, ne e njofim këtë model të destabilizimit”, shkruan ai.
Këtë deklaratë të tij e ka ndarë edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti i cili e ka falënderuar ministrin për fjalët e qarta.