Ministri gjerman: Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi nuk zgjidh asnjë problem
03 shtator 2018
| 15:55
Ministri për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth, ka paralajmëruar të hënën Kosovën dhe Serbinë se ndryshimi i kufirit të tyre nuk do të zgjidhë asnjë problem.
Ai ka thënë se se e ardhmja e rajonit është multietnike, multifetare dhe multikulturore.
“Të dashur miq në Kosovë dhe Serbi, rishkrimi i kufijve nuk do të zgjidhë asnjë problem. Një veprim i tillë do të hapte kutinë e ‘Pandorës’ të armiqësive etnike. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është thjesht multietnike, multifetare dhe multikulturore. E bashkuar në diversitet, kjo është Evropa”, ka shkruar Roth në llogarinë në vet në “Twitter”.