Ministri gjerman: Nuk shantazhohemi nga Putini
31 mars 2022
| 17:13
Shteti gjerman ka thënë se nuk do të shantazhohet nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka bërë me dije se do t’i detyrojë blerësit e huaj të paguajnë me rubla gazin rus.
Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Robert Habeck, ka thënë se me aleatët, me të cilët ai ka folur, besojnë se kontratat ekzistuese të gazit duhet të respektohen, shkruan “CNN”.
Më tutje, Habeck ka thënë se deri më tani s’ka parë fatura të reja për gazin nga Rusia, teksa këmbëngul se Gjermania është e përgatitur për çdo gjë që Putini mund të vendosë në lidhje me gazin.
Kujtojmë se gazi rus përbën rreth 40 për qind të importeve të gazit natyror të Bashkimit Evropian, me Gjermaninë, e cila importon më së shumti në Evropë deri më tani.