Ministri Hamza ndihmon me 20 mijë euro dy familjet Abazi në Livoçë të Gjilanit
Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për familjet e dy personave që vdiqën në rrënojat e një hoteli në Durrës, si pasoj e tërmetit.
Për familjen e viktimave të shkaktuara nga termeti, Shemsedin dhe Isa Abazi, Ministri i Financave Bedri Hamza, ka ndarë 20 mijë euro.
“Ministri i Financave Bedri Hamza me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për familjet e viktimave të pësuara nga tërmeti duke u bazuara ne kompetencat e tij ligjore si Ministër i financave në vështrim të paragrafin 3 të Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike (LMFPP) dhe në paragrafit 2 të nenit 14 të Ligjit nr. 06/L-133 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, sot ka marrë vendim që të ndihmojë në total të shumës 20,000 Euro duke ndarë nga 10,000 Euro për familje të viktimave të shkaktuara nga termeti, Shemsedin dhe Isa Abazi”, thuhet në njoftim.