Ministri Hamza ushqehet në qebaptore (Foto)

13 gusht 2018 | 15:27

Ministri Bedri Hamza udhëheq një nga ministritë më të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës, atë të Financave.

Ndonëse financat e shtetit janë në dorën e tij, Hamza njihet si një nga ministrat më modest që ka pasur Qeveria e Kosovës, shkruan “Magazina.al”.

Hamza kishte refuzuar pagën me rritje, kur kryeministri Haradinaj kishte vendosur të rrisë të ardhurat për vete dhe kabinetin e tij.

Se ministri nga Drenica është një person modest, e tregon edhe fakti që ai nuk zgjedh restorantet luksoze për dreka e darka, e këtë e dëshmon pasi ai sot është parë në një qebaptore në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zhvilluar xhiro e parë në Premier Ligë. Skuadrat e…