Ministri Hamza vlerëson lartë ndihmën dhe kontributin e Suedisë për Kosovën

21 shtator 2018 | 15:23

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur të premten në takim njoftues ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e financave dhe ekonomisë.

Ministri Hamza duke uruar ambasadoren Ahliny për detyrën e falënderoi atë për ndihmën dhe kontributin që shteti suedez ka dhënë dhe vazhdon të jap për institucionet e Kosovës, në implementimin e projekteve, përmes të cilave shteti suedez i ndihmon Kosovës në zhvillimin e saj, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave të paluajtshme.

Ndërsa, ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahliny, ka falënderuar ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit suedez për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik ndërmjet dy shteteve.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kimberly Thompson është ish-bateristja e stafit të Beyonce, e cila…