Ministri Hasani: Asnjëherë nuk do të ndalëm së punuari për fëmijët
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Hasani është zotuar se nuk do të ndalët asnjëherë së punuari për fëmijët e Kosovës.
“Sot është 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Si prind, por edhe si ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk do të ndalem kurrë së punuari që fëmijët tanë të jetojnë në mirëqenie të plotë. Fëmijët janë e sotmja dhe e nesërmja jonë. Do të punoj që fëmijët tanë të rriten në një vend të mirë që ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Nëna, baballarë, gjyshër, motra e vëllezër mos lejoni që fëmijët të braktisin shkollën, të shfrytëzohen për punë ashtu siç shohim shumë raste. Duke rritur fëmijë të shëndoshë dhe të edukuar ne ndërtojmë të ardhmen e Kosovës. Andaj, ju ftoj tu ofroni mbrojtje dhe dashuri fëmijëve. Gëzuar, vogëlushë!”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/