Ministri Hasani: Baca Adem, fjala jote do të jetë udhërrëfyes për shumë breza
26 korrik 2018
| 19:19
I trishtuar nga lajmi për vdekjen e Adem Demaçit është shprehur ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se vepra e bacës Adem do të jetë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.
“Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga kjo jetë të simbolit të rezistencës kombëtare, bacës Adem Demaçi. Vepra jote, fjala jote do të jenë udhërrëfyes për shumë breza. Dritë pastë shpirti yt baca Adem!”, ka shkruar ministri Hasani.