Ministri Hasani i gëzohet hapjes së Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Gjilan
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë hapur sot në Gjilan Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë.
Hasani ka thënë se hapja e kësaj Konsullate është një tregues shumë i mirë për thellimin e bashkëpunimit mes qytetit të Gjilanit dhe Shqipërisë.
“Në radhë të parë në forcimin e lidhjeve shpirtërore, por edhe nxitjen e bashkëpunimeve në fusha tjerë, përfshirë këtu ekonominë, arsimin, kulturën e të tjera. Ky është edhe një detyrim për t’i zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet tona”, ka thënë Hasani.
Ministri Bajrami i ka uruar punë të mbarë konsullit Valon Ademi.
Hapja e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Gjilan është bërë në 19-vjetorin e shënimit të Ditës së Çlirimit.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe këshilltari lartë i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Endrit Shala.
/Epoka e re/