Ministri Hasani kërkon nga Dogana ndalimin e lodrave të rrezikshme nga tregu aziatik

10 gusht 2018 | 17:18

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka bërë me dije se prej 15 mostrave të lodrave të cilat i kanë dërguar për testim në Holandë, 12 prej tyre kanë dal të rrezikshme për përdorim.

Pas këtyre analizave, Hasani ka thënë se ka kërkuar nga Dogana e Kosovës që të ndalojë të gjitha lodrat nga tregu aziatik dhe të cilat nuk i plotësojnë standardet ndërkombëtare.

“Ne sot kemi marrë analizat përfundimtare nga laboratori ‘SGS’ në Holandë dhe sipas analizave këto mostra janë jo konform me parametrat e përcaktuar në ligjet dhe standardet përkatëse. Menjëherë kemi kërkuar nga Dogana e Kosovës që ta kenë si prioritet të lartë, sigurinë e lodrave dhe të ndalojnë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik që nuk i plotësojnë kriteret”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se siç e përcakton edhe Ligjit nr. 06/L-041 për Kërkesat teknike për produktet dhe vlerësim të konformitetit dhe Rregullorja nr.02/2017 për sigurinë e lodrave, të gjitha produktet (lodra), të cilat importohen, duhet të jenë të shoqëruara me dosjen teknike e cila përmban: deklaratën e konformitetit ( të lëshuar nga prodhuesi), test raportin ( i lëshuar nga një trup e certifikuar), dhe etiketën me informatat e nevojshme për përmbajtje dhe përdorim.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2052048841494657&set=a.111564825543078.9403.100000686845787&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus mund të mos martohen kurrë.…