Ministri Hasani merr mirënjohje për mbrojtjen e prodhimit vendor
23 dhjetor 2017
| 21:14
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka marrë të shtunën mirënjohje për angazhimin e tij në përmirësimin e mjedisit afarist, mbështetjen e prodhimit vendor dhe rritjen e punësimit.
Kjo mirënjohje është ndarë nga Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “AVONET”.
Në këtë ceremoni ministri Hasani ka thënë se ndjehet i nderuar për këtë mirënjohje.
“Ky vlerësim dhe nder që më keni bërë sot me shtyn të punoj edhe më shumë. Si ministër synim e kam mbrojtjen e produkteve vendore dhe gjithashtu në vendin tonë të krijojmë një klimë të përshtatshme për të bërë biznes”, ka thënë ministri Hasani.
Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “AVONET” ndan çdo fundvit mirënjohje për kontribuuesit më të veçantë.