Ministri Hasani nderon deshmorët e brigadës ‘Ismet Jashari – Kumanova’
25 gusht 2018
| 12:43
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka nderuar sot deshmorët e brigadës ‘Ismet Jashari – Kumanova’.
Postimi i plotë i tij në llogarinë e vet në “Facebook”:
Sot në Kleçkë, në nderim të deshmorëve të brigadës “Ismet Jashari – Kumanova”.
Duke i përkujtuar dhe nderuar ata që dhanë çdo gjë për lirinë tonë ne nderojmë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Ditë të tilla na përkujtojnë se sa shumë dhamë për këtë tokë e na obligojnë që të punojmë edhe më shumë për vendin tonë!
Lavdi dëshmorëve të kombit!