Ministri Hasani përkulet para dëshmorëve të Vitisë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani të shtunën me rastin e 5 majit -Ditës së dëshmorëve të Vitisë ka nderuar të rënët për lirinë e Kosovës.
Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se sakrifica e dëshmorëve do të jetë udhërrëfyes i atdhedashurisë për brezat e ardhshëm.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot Vitia nderon dëshmorët, nderon ata që dhanë jetën e tyre që ne ta gëzojmë lirinë.
Me bashkëpunëtorët e mi, sot bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Viti dhe tek varri i dëshmorit Mejdi Korrani në Pozhoran.
Veprat tuaja janë gur themeli i Kosovës së lirë.
Sakrifica juaj le të jetë udhërrefyes i atdhedashurisë për brezat e ardhshëm
I përjetshëm qoftë kujtimi për ty Mejdi Korrani dhe gjithë dëshmorët e tjerë.
Në fund bashkë me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti morëm pjesë edhe në akademinë pëkujtimore kushtuar dëshmorëve të Vitisë.