Ministri Hasani respekton vendimin, përdor transportin urban

31 janar 2018 | 10:28

Vendimin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ambientit për ndalimin e qarkullimit të veturave me qëllim të parandalimit të ndotjes së mëtejme të ajrit e ka respektuar edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajrami Hasani, shkruan lajmi.net.

Ministri Hasani të mërkurën ka përdorur transportin urban për të shkuar në punë, duke iu bashkuar kështu të gjithë qytetarëve. Kështu duket të paktën nga disa fotografi të dërguara në redaksinë tonë nga një qytetar.

Ndryshe sot nga ora 6:00 e mëngjesit ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e qarkullimi të të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës, deri në ora 22:00, përveç automjeteve të transportit publik; Automjeteve emergjente; Automjeteve të Policisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores…