Ministri Hasani: Vitia do të ketë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”
05 qershor 2018
| 18:14
Kërkesa e qytetarëve të Vitisë për qasje të kësaj Komune në autostradën “Arbën Xhaferi” është përmbushur.
“Qytetarë të Vitisë, më lejoni t’ju informoj se në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit ‘Rruga 6’ (Autostrada Prishtinë – Han i Elezit) me insistimin tim është futur në rend dite dhe më pas është marrë vendim që edhe Vitisë t’i mundësohet qasja në këtë autostradë. Kërkesën tuaj e kam prezantuar edhe më mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 21 maj”, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
/Epoka e re/