Ministri i Arsimit pret në takim kryetarin e Deçanit, flasin për zhvillimet në arsim
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunë së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me të cilin ka biseduar zhvillimet në arsim, në veçanti për të arriturat dhe vështirësitë në fushën e arsimit në këtë komunë.
Bytyqi ka theksuar se Ministri e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar ngushtë me udhëheqësit e komunave, pasi sipas tij ata i njohin më së miri vështirësitë në komunat që udhëheqin.
“Duke bashkëpunuar në këtë mënyrë, ne do të mund të zgjidhim problemet që mund të hasen, në kohë sa më të shkurtër. Po ashtu, i premtova kryetarit Ramosaj, se MAShT-i do të angazhohet brenda mundësive që ka, për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Deçanit”, ka thënë Bytyqi.
/Epoka e re/