Ministri i Arsimit raporton para deputetëve për fillimin e vitit të ri shkollor
12 gusht 2020
| 08:16
Dy komisione parlamentare do të mblidhen sot.
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë mblidhet në orën 10:00, ku pritet ta bëjë përzgjedhjen e listës së ekspertëve.
Ndërsa në orën 11:00 ministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, do të raportojë në komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2022.