Ministri i Brendshëm i Australisë infektohet me koronavirus
13 mars 2020
| 10:22
Ministri i Brendshëm i Australisë është infektuar me koronavirus.
Në një deklaratë ditën e sotme, ministri Peter Dutton tha se u zgjua këtë mëngjes me një temperaturë dhe dhimbje të fytit dhe u testua më pas për COVID-19.
Sipas politikës së Queensland Health, “kushdo që rezulton pozitiv duhet të pranohet në spital dhe unë kam respektuar këshillat e tyre,” tha Dutton.
Ai shtoi se ndihet mirë dhe do të sigurojë një azhurnim në kohën e duhur.