Ministri i Brendshëm i Çekisë konfirmon përkrahjen për liberalizimin e vizave

26 tetor 2022 | 14:01

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Çekisë, ku po merr pjesë në Ministerialin e Katërt të Procesit të Pragës, ka takuar zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Çekisë, Vit Rakusan.

Me këtë rast ministri Sveçla ka falënderuar Rakusan për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, sidomos për mbështetjen konkrete të presidencës çeke, për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Ministri Sveçla e ka njoftuar homologun e tij me prioritetet dhe rezultatet e arritura në fushën e luftimit të krimit e korrupsionit, migrimit të paligjshëm dhe kontrabandës në përgjithësi, si dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë përpara proceset e integrimit evropian.

Siç njofton MPB-ja, ministri Rakusan ka përgëzuar institucionet e Kosovës për rezultatet e dukshme të arritura kohën e fundit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe konfirmoi përkrahjen e parezervë të Qeverisë së Republikës Çeke në proceset integruese, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduam që dy vendet kanë potencial shumë të madh për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha, me theks tek bashkëpunimi policor, shkëmbimi i informacioneve dhe fushave tjera me interes të përbashkët për të kontribuuar së bashku për sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbërrin sot…