Ministri i Bujqësisë i Bullgarisë sot viziton Kosovën
25 janar 2024
| 08:32
Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit i Bullgarisë, Kiril Vatev, për dy ditë do të qëndrojë në Kosovë.
Në mesin e disa takimeve ai do të pritet nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Gjatë ditës së sotme do të takohet me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, me të cilin do të nënshkruajë memorandum bashkëpunim për pikën kufitare Hani i Elezit.
Vatev do të vizitojë edhe Rahovecin, përkatësisht ndërmarrjen “Bodrumi i Vjetër”.