Ministri i Bujqësisë mori pjesë në ceremoninë e qethjes së deleve
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka marrë pjesë në ceremoninë e qethjes së deleve te fermeri Berat Muja në Zhur të Prizrenit.
Muja mbarështon 1 400 krerë dele e qingja, ndërsa thotë se qumështin dhe mishin e deleve e plason në tregun vendor e sidomos, djathin e Sharrit, si një nga produktet më të kërkuara në treg.
Berat Muja pos që merret me blegtori, ai mbjell edhe rreth 22 hektarë grurë dhe për delet e tij përkujdeset në rreth 30 hektarë kullosa.
Duke parë nga afër punën që po zhvillohet në fermë, si dhe përgatitjen për ceremonisë e qethjes së deleve, ministri Peci ka thënë se fermerë të përkushtuar si Muja janë motivues për punën institucionale në aspekt të përkrahjes financiare përmes subvencioneve dhe granteve.
“Përmes Programit për Zhvillim Rural – Grante 2022, si risi kemi përkrahur edhe përpunimin e leshit të deles, si fazë përmbyllëse e zinxhirit mbarështues. Njëherësh këtë vit, risi dhe në fokus do të kemi rritjen e Fondit Blegtoral të Kosovës, duke parë potencialin që blegtoria ka për zhvillim ekonomik të vendit dhe ekonomi rrethore”, u shpreh ministri Peci.