Ministri i Bujqësisë prezanton masat e marra

23 mars 2020 | 11:38

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në një konferencë për medie mbajtur para pak çastesh ka paraqitur masat që ka marrë kjo ministri në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Mustafa me këtë rast ka sqaruar se kanë arritur që të sigurohen korridore të furnizimit me ushqim për blegtorinë dhe shpezëtarinë duke evidentuar një krizë për këta sektorë. “Gjatë javës së kaluar, për t’i përkrahur bujqit në këtë gjendje emergjente, kam shtyrë përkohësisht afatet për zbatimin e projekteve përfituese të grandeve për vitin 2019 që bujqit të mos ndëshkohen pa fajin e tyre. Në koordinim me homologët në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut kam arritur të siguroj korridore të furnizimit me ushqim për blegtorinë dhe shpezëtarinë duke evidentuar një krizë për këta sektorë”, ka treguar ministri Mustafa.

Ai ka sqaruar se gjatë javës së kaluar kanë realizuar pagesat për përfituesit e grandeve dhe subvencioneve në vlerë 2 milionë e 456 mijë euro. Mustafa ka kërkuar kujdes nga bujqit në kohën e të mbjellave pranverore, duke premtuar rritje të subvencioneve. “Kam kërkuar shtimin e realizimit të pagesave për përfituesit e grandeve dhe subvencioneve, ku gjatë javës së kaluar janë realizuar pagesat për  1 702 përfitues në vlerë 2 milionë e 456 mijë euro. Jemi në kohën e të mbjellave pranverore, ku bujqit tanë me përkushtim të lartë, por me kujdes po vazhdojnë punën e tyre. Kemi vendosur t’i riorganizojmë programet mbështeste brenda buxhetit ekzistues. Do t’i rrisim subvencionet për 50 % për prodhimin e perimeve në sera,  do ta rrisim subvencionimin për mjedrën për 50 %, 20 % për lopë qumështore dele, dhi e buallica, 50 % për kafshët e therura në thertore të licencuara që zbatojnë standarde më të larta”, ka bërë me dije Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në…