Ministri i Bujqësisë thotë se kemi grurë mjaftueshëm
23 mars 2020
| 11:46
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në konferencën që ka mbajtur sot ka thënë se Kosova ka grurë të mjaftueshëm dhe se rajoni është i furnizuar mjaftueshëm. Ai tregoi se bujqit po prodhojnë mjaftueshëm për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve. “Bujqit tanë edhe në këtë kohë mund të prodhojnë në sasi dhe cilësi, për përmbushjen e nevojave elementare të familjeve kosovare. Kemi grurë të mjaftueshëm. As në rajon nuk ka krizë për furnizim”, bëri me dije Mustafa, raporton “Epoka e re”.