Ministri i Diasporës për vdekjen e zëvendësit të tij: Do të na mungosh të gjithëve mik!
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka reaguar për vdekjen e zëvendësit të tij, Ardian Daci.
Ai ka thënë se Ariani përpos që ishte koleg, ishte dhe mik i dashur.
“Ishte njeri që deshti këtë vend, deshti kolegët e tij e më së tepërmi deshti jetën”, është thënë në telegramin ngushëllues të ministrit Dardan Gashi.
Telegram ngushëllimi i ministrit Dardan Gashi:
Me dhimbje të thellë mësova lajmin për vdekjen tragjike të Arianit në Brezovicë. Ky lajm është sa i papritur aq edhe shokues e i tmerrshëm. Ariani përpos që ishte koleg, ishte dhe mik i dashur. Ishte njeri që deshti këtë vend, deshti kolegët e tij e më së tepërmi deshti jetën. Shkuarja e tij kaq e hershme në amshim është një humbje e tmerrshme për ne si kolegë, për miqtë e shumtë e për familjen e tij të cilëve ju shpreh ngushëllimet e mija më të thella në këto momente shumë të vështira. Gjithmonë do ta kujtojmë Arianin si shok të mirë, punëtor të zellshëm, zemërmirë dhe të dashur.
Do të na mungosh të gjithëve mik!
Ngushëllimet më të thella për juve, akad. Nexhat Daci dhe Zineta, Merita e mbarë familja Daci.
Paste dritë shpirti i të ndjerit!