Ministri i Drejtësisë flet për vizitën në veri
29 shtator 2018
| 22:48
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ishte nderë i veçantë të jetë pjesë e delegacionit të presidentit të vendit në vizitën e tij në veri.
“Ishte nder i veçantë që të jem pjesë e delegacionit të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Thaçi, në vizitën e tij në Bernjak dhe në Ujman. Ëndrra jonë për një Kosovë sovrane dhe kompakte, është bërë realiteti ynë i përhershëm”, ka shkruar ministri Tahiri.